Banka e Vendit mbështet Etno Fest për vitin e 4-rt me rradhë

Shkruar nga
Publikuar më

EtnoFest ka përmbyllur edicionin e radhës në Kukaj, duke sjellë edhe këtë vit një program të pasur me aktivitete kulturore e artistike që ndërthurën trashëgiminë tradicionale me format bashkëkohore të artit.

Për të katërtin vit radhazi, Banka e Vendit (BPB) ka mbështetur EtnoFest-in dhe misionin e tij për ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore përmes qasjeve të reja artistike.

Gjatë ditëve të festivalit, Kukaj u shndërrua në një hapësirë të gjallë kulturore, ku u zhvilluan shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita, aktivitete letrare, punëtori dhe programe të tjera artistike. Programi synoi të krijojë një lidhje mes traditës dhe krijimtarisë bashkëkohore, duke e bërë trashëgiminë kulturore pjesë të përvojës së drejtpërdrejtë të publikut.

Një nga momentet e ceremonisë përmbyllëse ishte ndarja e Çmimit të BPB-së për Etnoperformancën më të Mirë. Çmimi iu dha projektit “Echoes of Origin” të Flaka Gorancit, një vepër që ndërthur elemente të muzikës klasike me ato të muzikës folklorike.

Mbështetja e BPB-së për EtnoFest-in për të katërtin vit me radhë reflekton angazhimin e bankës në mbështetje të iniciativave që kontribuojnë në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e kulturës dhe trashëgimisë vendore.

Të ngjajshme:

Për katër vikende me radhë, nga 17 korriku deri më 9 gusht, Gjakova u shndërrua në një skenë...

Për shtatë ditë, Peja u shndërrua në një pikëtakim të animacionit, filmit dhe krijimtarisë, duke sjellë në ekran...

Stafi i BPB, i trajnuar në Grupin e Vullnetarëve të Bankës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe...