Stafi i BPB, i trajnuar në Grupin e Vullnetarëve të Bankës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe Kryqi i Kuq, mori pjesë në një aksion për pastrimin e zonës së Mirushës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Aktiviteti kishte për qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e vullnetarizmit, duke bashkuar punonjësit e bankës me profesionistë dhe vullnetarë të angazhuar në fushën e kërkim-shpëtimit.
Përveç pastrimit të mjedisit, aktiviteti përfshiu edhe demonstrime dhe ushtrime praktike të zbritjes me litarë, përmes të cilave pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më nga afër me teknikat e përdorura gjatë ndërhyrjeve dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit në terren.
Këto aktivitete theksuan rëndësinë e përgatitjes, punës ekipore dhe respektimit të masave të sigurisë gjatë veprimeve në terrene të vështira, duke ofruar një përvojë praktike për pjesëmarrësit.
Pjesëmarrja e BPB-së në këtë aktivitet është pjesë e përkushtimit të bankës për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, për të nxitur kulturën e vullnetarizmit dhe për të forcuar bashkëpunimin me organizatat që punojnë në shërbim të komunitetit.
BPB – Banka e Vendit, për një mjedis më të pastër dhe një komunitet më të sigurt!